Policia arreston të pandehurin që ishte arratisur të premten
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale në Pejë, ka njoftuar se është arrestuar G. A., i cili ishte arratisur të premten.
Policia kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për të gjetur të arratisurin.
“Policia e Kosovës fal bashkëpunimit me qytetarët, pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe më datën 26.04.2021, është bërë arrestimi i tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.