Kronikë e zezë

Fut nënën me forcë në taksi për ta dërguar në Serbi, arrestohet

 

Një burrë në Restelicë të Dragashit është ndaluar nga Policia, pasi ka detyruar nënën e tij të futet në taksi për ta dërguar në Serbi.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy janë intervistuar të martën dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë në Prizren për trajtim të mëtutjeshëm.