Kronikë e zezë

Aksident në Veternik, lëndohen dy këmbësorë

Aksident në Veternik, lëndohen dy këmbësorë
Foto: Ilustrim
 

Dy këmbësorë kanë mbetur të lënduar në Veternik të Prishtinës pas një aksidenti rrugor. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 11:30, ku të lënduarit, që dyshohet se janë të mitur, po marrin trajtimin mjekësor.

“Njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin në aspektin policor”, thuhet në njoftim.