Kronikë e zezë

Vritet një person në Pejë

Foto: Ilustrim
 

Një person ka mbetur i vdekur me armë të ftohtë pas një mosmarrëveshjeje mes disa personash në rrugën “Hysen Hykaj” të fshatit Vitomiricë në Pejë.

Fadil Gashi nga Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rreth orës 13:15, viktima është dërguar në Spitalin Rajonal ku është konfirmuar vdekja e tij.