Kronikë e zezë

Vdes këmbësori pasi u godit nga një veturë në Malishevë

 

Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pasi është goditur nga një veturë në fshatin Balinc të Malishevës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kijevë për tretman mjekësor dhe aty është konstatuar se është pa shenja jete.