Kronikë e zezë

Arrestohen dy shqiptarë në Londër, u kapën me 80 kilogramë kokainë

 

Dy shqiptarë në Londër dyshohet se janë përfshirë në krim të organizuar, me ç’rast janë arrestuar, duke iu gjetur 80 kilogramë kokainë.

Sipas topchannel, të arrestuarit janë Arjel Selfo, 41 vjeçar dhe Ardi Saraseli, 29, banues në Artic House në kryeqytetin anglez. Ata dyshohen për trafikim të lëndës narkotike dhe pastrim parash.