Kronikë e zezë

Aksident në Lipjan, 13 persona të lënduar

 

Trembëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në fshatin Grackë të Lipjanit. Aksidenti ka ndodhur në orën 15:30 ku janë përfshirë tri vetura.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 13 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin policor.