Kronikë e zezë

Arrestohet një grua në Ferizaj, rrahu burrin e saj

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Policia njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Neredime të Ferizajt, të dielën në orën 17:10.

“Me vendim të prokurorit, e dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.