Kronikë e zezë

Arrestohen gjashtë persona në Podujevë për rrahje

Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë ndërsa një është në arrati pasi dyshohen se janë rrahur mes vete. Rasti ka ndodhur të hënën në rrugën “Skenderbeu” ku gjashtë personat fillimisht kanë marrë trajtimin mjekësor.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.