Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim ndaj personit që shkaktoi aksident në Carralevë ku vdiqën dy fëmijë

Foto: Ilustrim
 

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka kërkuar t’i caktohet masa e paraburgimit V.M. i cili më 9 maj shkaktoi një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime, në fshatin Carralevë, ku humbën jetën dy fëmijë. Vepra është cilësuar si rrezikim i trafikut publik.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 16:12 ku vozitësi duke mos përshtatur shpejtësinë, kishte dalë nga rruga dhe i kishte goditur dy fëmijë në anën tjetër të rrugës. Këmbësorët kishin vdekur në spitalin e QKUK-së.