Kronikë e zezë

Dënohet me tre vjet burg i akuzuari për vrasje në tentativë në Ferizaj

Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me tre vjet burgim M.G. i cili dyshohet për veprën vrasje në tentativë.

I pandehuri akuzohet se më tre korrik të 2020-s kishte shkuar në lokalin e V.R. kinse për të blerë akull, mirëpo për shkak të një mosmarrëveshjeje, e ka sulmuar me thikë duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kraharorit, në fytyrë, mbrapa kokës, në dorën e majtë dhe duke ia thyer dy brinjë.