Kronikë e zezë

Paraburgim për gruan në Fushë-Kosovë që dyshohet se e vrau motrën

 

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim pandehurës F.S. e cila dyshohet se ka vrarë motrën e saj.

E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privojë nga jeta, ka sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit, dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje ka vdekur.