Kronikë e zezë

Plagoset një person në Prishtinë, i dyshuari për gjuajtje me armë është arratisur

Policia e Kosovës - SHPK
 

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në rrugën “Isa Kastrati” të mërkurën rreth orës 18:30, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin ndërkohë që i njëjti është në kërkim.