Kronikë e zezë

Zhduket një grua me probleme psikike në Fushë-Kosovë

 

Një grua me probleme psikike është zhdukur në Fushë-Kosovë. Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën një burrë ka njoftuar se nëna e tij me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.