Kronikë e zezë

Aksident trafiku në fshatin Nadakovc, lëndohen katër persona

Foto: Ilustrim
 

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Nadakovc.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka treguar se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.