Kronikë e zezë

Policia kërkon personin që plagosi pronarin e një shtëpie në Pejë ku kishte hyrë me forcë

 

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për kërkim të një personi i cili dyshohet se më 13 maj ka hyrë në një shtëpi në Pejë dhe më pas ka shtënë me armë zjarri ndaj njërit prej pronarëve të shtëpisë, i cili ka mbetur i plagosur.

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve që në rast se shohin të dyshuarit në bazë të fotos së publikuar, të lajmërojnë organet e drejtësisë.