Kronikë e zezë

Policia ndalon në kufi një veturë me plot pije në vlerë rreth 1661 euro

 

Njësitë policore kufitare gjatë kontrollit të një veture kanë gjetur se në të kanë qenë pije të ndryshme në vlerë prej 1661 euro.

Në fshatin Botushë të Gjakovës, policia ka ndalur veturën dhe më pas me konsultimin e prokurorit të shtetit është rekomanduar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.