Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se ngacmoi një femër në Suharekë

FOTO: KOHA
 

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.06.2021, ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”,

I pandehuri A.B., nga data 04 janar në vazhdimësi deri me datë 15 maj 2021, në Suharekë, vë personin tjetër nën vëzhgim – respektivisht të dëmtuarën, me qëllim të ngacmimit, frikësimit, ashtu që në të njëjtin objekt banesor ku e dëmtuara dhe i pandehuri A.B., janë fqinjë, në atë mënyrë që i pandehuri vazhdimisht e vëzhgon të dëmtuarën si dhe e keqpërdor numrin e telefonit të saj, me ç’rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim, frikë dhe pasiguri.