Kronikë e zezë

Identifikohen 47 të dyshimtë në kontrabandimin e 80.000 kg duhan, prej tyre 9 zyrtarë

 

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me duhan. Ai ka thënë se bëhet fjalë për një proces që ka filluar në vitin 2018 në dyshimet për kontrabandë me duhan.

Në dyshimet fillestare, ai thotë se ka të bëjë me kontrabandë e cila është lehtësuar edhe nga zyrtarët doganorë të cilët dyshohet se e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.