Kronikë e zezë

Të dyshuarve për dhunë në familje iu gjetën 10 revole

 

5 pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Woltra Combat si dhe 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur janë sekuestruar pas vendimit të prokurorit të shtetit në Prizren.

Këto armë janë konfiskuar në shtëpitë e dy personave të dyshuar nga Mamusha të cilët më 3 maj kishin ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij.