1 perditesime
Kronikë e zezë

Dyshohet për një vetëvrasje në Prishtinë

Dyshohet për një vetëvrasje në Prishtinë
Foto: KOHA
10:51

Dyshohet për një vetëvrasje në Prishtinë

Dyshimet e para të Policisë janë se personi që u gjet i vdekur në rrugën “Sokol Sopi”, kreu vetëvrasje. Ai është rreth 40-vjeçar. Policia është në vendngjarje dhe po merret me rastin.

10:23

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Në rrugën “Sokol Sopi” në Prishtinë sot është gjetur një person i gjinisë mashkullore pa shenja jete. Rasti ka ndodhur rreth orës 06:20, ku Policia i ka thënë KOHËS se në vend të ngjarjes kanë dalë ekipi i mjekëve dhe Policia ku është konfirmuar vdekja e tij.

“Mbështetur në të dhënat e para nga vendi i ngjarjes dyshohet për vetëvrasje, përderisa policia në koordinim me prokurorin e shtetit po punon për ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.