1 perditesime
15:21

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për dhunimin e një vajze në Fushë-Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Sipas njoftimit për media, i dyshuari, i paraqitur si person në këndim të Kuranit për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dyshohet se në banesën e tij në Fushë-Kosovë, gjersa kishte pranuar viktimën për ofrimin e shërbimit-trajtimin shëndetësor, i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur.

“Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjeko-ligjor për viktimën, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit në fjalë. ​

11:55

BIK-u për rastin e dhunimit në Fushë-Kosovë: I dyshuari nuk është hoxhë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë-Kosovë pasi dyshohet se gjatë këtij muaji ka dhunuar një grua. I njëjti është dërguar në mbajtje. Pretendimet se i dyshuari R.S., është imam në Bashkësinë Islame të Kosovës, i ka hedhur poshtë ky institucion. Përmes një reagimi, BIK-u thotë se i njëjti nuk është pjesë e Këshillit të BI-së, nuk farë hoxhë e as teolog islam.

“Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Prokuroria i ka thënë KOHËS se ende nuk kanë detaje lidhur me rastin.