Kronikë e zezë

Apeli refuzon ankesat e avokatëve, Kusari-Lila dhe të tjerët do gjykohen në rastin “Hidrocentralet”

 

Gjykata e Apelit të Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatëve mbrojtës për hedhien e aktakuzës dhë kundërshtim të provave në rastin e “faljes së hidrocentralit”.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës në rastin ndaj Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi, Nenad Rashiq, Fllanza Hoxha e Arben Gjukës dhe çështja penale ndaj tyre, do të vazhdojë sipas procedurës penale.