Kronikë e zezë

Bastisen katër lokacione në Kaçanik e Han të Elezit për të zbardhur një vrasje në tentativë

 

Policia e Kosovës ka bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, si vazhdimësi e hetimeve nga rasti “Vrasja e mbetur në tentativë” që ka ndodhur më 7 mars nga një shkëmbim i armeve mes dy grupeve.

Në Han të Elezit, Policia ka njoftuar se ka gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri dhe 104 copë municion.