Kronikë e zezë

Të maskuar e të armatosur rrahën pronarin e lokalit në Mitrovicë

Foto lustrim
 

Katër persona të të maskuar dhe të armatosur me armë të shkurta dhe me shufra metalike kanë hyrë në një lokal në qytetin e Mitrovicës një natë më parë dhe kanë sulmuar me shufra metalike pronarin e kafiterisë dhe dy kamerierët e lokalit.

Sipas policisë si pasojë e sulmit, tre personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal.