Kronikë e zezë

Pesë të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë

Foto: Arsim Halili
 

Pesë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në udhëkryqin e rrugëve “Ukshin Hoti” e “Robert Doll” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHࣿËN se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, rreth orës 10:30.