Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të shpallur në kërkim

prostitucion
Foto: Ilustrim
 

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar sot tre persona, të cilët ishin në arrati, në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë dhe arrestit policor.

Personat e arrestuar janë: A. G., mashkull (26), i dënuar me burgim nga ana e gjykatës, E. K., mashkull (28), i dyshuar si i implikuar në një numër të konsiderueshëm të veprave kriminale, kryesisht vjedhje, si dhe H. S., mashkull (28), i dyshuar si i implikuar në vepra kriminale, i kërkuar me urdhër arrest.