Tre të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Prishtinë
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të enjten, në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:20.
Ajo ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Sot rreth orës 18:20, në rrugën "Ilir Konushevci" ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.