Kronikë e zezë

Katër persona në Prizren rrihen mes veti për një vend-parkim

 

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një vend-parkimi në Prizren, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë përleshur mes veti.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.