Kronikë e zezë

Paraburgim ndaj ferizajasit që rrahu bashkëshorten

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit S.B. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndimi i lehtë trupor.

Siç thuhet në njoftimin e Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Adem Shabani, ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në Ferizaj, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendojë me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, për çka edhe kishte marrë trajtim mjekësor.