Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen e një veture

prostitucion
 

Njësitë policore të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë natës së datës 15 qershor 2021, në flagrancë kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë” e mbetur në tentativë. Cak i kësaj vjedhje ishte një automjet.

Mbi bazën e informacionit të pranuar dhe reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve B. M., 21 vjeçar, dhe A. J., 20 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës.