Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj një personi për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamenti Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I.

Sipas njoftimit, aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra” dhe “Dhënia e ryshfetit”.