Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj personit që rrahu fizikisht bashkëshorten

 

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit E.Gj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

I pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Kaçanik, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj bashkëshortes së tij M.Xh.