Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj pjesëtarit të policisë për sulm seksual

Foto lustrim
 

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor R.SH me dyshimet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual’’.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.