Kronikë e zezë

Tre vjet e katër muaj burgim dhe gjobë për personin që kreu vjedhje

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Me tre vjet e katër muaj burgim dhe 200 euro gjobë është dënuar Y.A. nga Gjykata Themelore e Ferizajt për dy veprat penale vjedhje e rëndë.

Gjykata ka njoftuar se i pandehuri më 12 janar të 2015-s në Shtime, ishte futur në shtëpinë e D.SH, ku kishte marrë stoli prej ari në vlerë prej 2500-3000 euro dhe para të gatshme rreth 50 euro. Ndërkaq, më 6 qershor 2015, ishte futur në shtëpinë e viktimës ku kishte marrë 5.215 euro, 5000 franga zvicerane dhe stoli të ndryshme në vlerë prej 6.500 euro.