Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar

Foto: Ilustrim
 

Dy persona kanë marrë lëndime në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë. Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të shtunën në orën 17:30, ku janë përfshirë dy vetura.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftimin policor.