Kronikë e zezë

Kultivonte kanabis në oborr të shtëpisë, arrestohet kaçanikasi

Foto: Reuters
 

Është arrestuar një person në Kaçanik të dielën mbrëma pasi në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.