Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi i huaj në Kosovë, paraqiti dokument suedez të falsifikuar

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj pasi ka paraqitur një dokument të Suedisë, që dyshohet se është i falsifikuar.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 11:40 në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, derisa dokumenti është konfiskuar dhe i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.