Kronikë e zezë

Duke pastruar armën, vetëplagoset një person në Drenas

Arma - plagosje
 

Një person është vetëplagosur në Drenas të dielën në mbrëmje pasi ka shkrepur aksidentalisht revolen e tij me leje, në momentin kur po e pastronte.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas trajtimit është liruar për në shtëpi.