Kronikë e zezë

Tre të arrestuar për falsifikim parash, u sekuestruan mijëra euro e dollarë

Euro - Para
 

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale të “falsifikimit të parasë”.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në operacionin e zhvilluar sot, pas hetimeve paraprake, të arrestuar janë: B.M., M.Sh., F.K. ndërsa i dyshuari Sh.D. gjendet në arrati.