Kronikë e zezë

Ndalohen dy shtetas të Serbisë, po kontrabandonin tavolina e gypa metali

Policia e Kosoves - SHPK
 

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë në fshatin Novosellë në mbrëmjen e të mërkurës, në të cilën gjendeshin dy shtetas të Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur 29 tavolina të metalta dhe 16 gypa metali. Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa malli dhe vetura janë dërguar në terminal doganor.