Dy persona lëndohen në një aksident trafiku në Prishtinë
Foto: Ilustrim
Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur për KOHËN se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
“Rreth orës 16:30, është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti”, ka thënë Borovci.