Kronikë e zezë

Paraburgim për të dyshuarin që kreu vjedhje në Prizren

Foto lustrim
 

30 ditë paraburgim i ka caktuar Gjykata Themelore në Prizren të dyshuarit L.D. për veprën penale të vjedhjes. Sipas gjykatës ai dyshohet se një ditë më parë në orët e mbrëmjes, në Prizren ka kryer vjedhje, derisa e dëmtuara ka qenë duke ecur në këmbë ka vërejtur se një person i veshur me rroba të zeza, e futë dorën e saj të krahut dhe nga çanta e merre portofolin me të holla, një telefon.

Me këtë rast sipas gjykatës i pandehuri L.D., ik me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa kalimtarët e rastit arrijnë që ta ndalin të pandehurin dhe ta raportojnë rastin në polici.