1 perditesime
Kronikë e zezë

Vdes një nga të plagosurit në Viti, arrestohet i dyshuari

Vdes një nga të plagosurit në Viti, arrestohet i dyshuari
Foto: Ilustrim
12:23

Vdes një nga të plagosurit në Viti, arrestohet i dyshuari

Njëri nga të plagosurit në gjuajtjen me armë në Viti, ka vdekur në Spitalin e Gjilanit. Policia njofton se kanë arritur ta arrestojnë një të dyshuar për rastin që besohet se ka qenë i involvuar.

Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.

Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritur ta arrestojnë një të dyshimtë që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje.

Prokuroria ka njoftuar se i arrestuari është E.R. dhe ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve. I njëjti dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë, derisa i është konfiskuar një revole dhe një armë gjuetie.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftim.

12:01

Tre të plagosur me armë zjarri në Viti, dy në gjendje të rëndë

Tre persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë, në Komunën e Vitisë pas gjuajtjeve me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur të martën në orën 11:00 në rrugën “Kemajl Azizi”, derisa Policia i ka thënë KOHËS se dy të lënduarit më rëndë janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit derisa i treti me lëndime më të lehta është ndaluar në Emergjencën e Vitisë.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në njoftim.