Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj që ua vuri flakën kontejnerëve

 

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se në dy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’.

Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë .