Kronikë e zezë

Gjobitet zyrtari i MI-së që vuri këmbën në dritaren e veturës zyrtare “për ta pushuar”

Foto: Ilustrim
 

Policia e Kosovës, Drejtoria në Ferizaj, ka identifikuar dhe gjobitur zyrtarin e Ministrisë së Infrastrukturës B.I. 60 vjeç, pasi në një video kohë më parë ai është parë në veturën zyrtare teksa kishte nxjerr këmbën në dritare “për ta pushuar”.

Zyrtari ishte në ulësen e pasagjerit dhe videoja ishte bërë nga një qytetar në fshatin Sojevë, magjistralja Ferizaj – Gjilan.