Kronikë e zezë

Vdes një 16-vjeçar në Gjakovë, ra në hapësirën e ashensorit nga kati i gjashtë

Policia
Foto: Ilustrim
 

Një i mitur në Gjakovë ka vdekur pasi ka rënë nga hapësira ku po punohej për ashensor. Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, derisa Policia i ka thënë KOHËS se 16-vjeçari ishte edhe me dy persona të tjera.

Ata ishin ngjitur në katin e gjashtë të objektit që ishte në ndërtim e sipër, i pasiguruar dhe pa rrethoja të shkallëve.