Kronikë e zezë

Dënohen me burg dhe gjobë personat që sulmuan fizikisht zyrtarin mjekësor në Dragash

arrestim
Foto: Ilustrim
 

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, ka shpallur fajtorë E.B. dhe E.B. (II), pasi më 18 qershor të këtij viti kanë sulmuar teknikun mjekësor, nën arsyetimin se nuk kanë qenë të kënaqur me trajtimin mjekësor.

“Derisa i dëmtuari kthehej për në shtëpi, fillimisht i akuzuari E.B., (I), e ndal në rrugë të dëmtuarin dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte e shqelma një pjesë të kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit. Më pas ndërhyn edhe i akuzuari E.B. (II), duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin. Nga goditjet e rrëzojnë në tokë duke vazhduar me goditje, me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të konstatuara nga akt ekspertimi mjeko ligjor”, thuhet në njoftimin e Themelores.