Kronikë e zezë

Policia në kërkim të 53-vjeçarit që dyshohet për mashtrim

 

Policia e Kosovës është në kërkim të Agim Dreshajt nga Prigoda e Istogut. Ai dyshohet për veprën penale mashtrim, derisa autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e 53-vjeçarit.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.