Kronikë e zezë

Shkaktuan panik për ujë të helmuar, shoqërohen në Polici dy ferizajas

 

Dy qytetarë janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj të premten pasi nëpërmjet postimeve në rrjete sociale kishin shkaktuar panik se është helmuar uji që vjen nga ujësjellësi në këtë komunë.

Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të arrestuarit është L.J., 30-vjeçar, që me videoincizim në rrjete sociale ka bërë thirrje duke thënë: “Përshëndetje krejtve, desha me ju informu që bëni kujdes , mos të pini ujë të qeshmës , sepse kanë ardh lajme se edhe në Ferizaj që ka njerëz të helmuar , kështu që kujdesuni për veten , respekt L.J”.